22.3 C
New York
October 3, 2026
DardaniaNews
FeaturedKronika e zezëLajme

Tragjike: Babai shpëton dy binjaket teksa po mbyteshin në det, më pas “bllokohet” nga dallgët dhe humb jetën

Një 47-vjeçar nga Bari vdiq në det rreth orës 15:00 të ditës së djeshme në Forcatella, në provincën e Brindisit.

Ai shpëtoi dy vajzat e tij binjake 11-vjeçare, të cilat nuk mundën të ktheheshin në breg.Burri ishte në plazh bashkë me familjen e tij kur pa dy vajzat që ishin duke u mbytur për shkak të dallgëve të forta të shkaktuara nga era.

Ai menjëherë u zhyt në det dhe arriti t’i shpëtojë. Megjithatë, 47-vjeçari mbeti i bllokuar nga dallgët.Pushuesit e tjerë u zhytën për ta ndihmuar, por në kohën kur arritën tek ai, tashmë ishte vonë.

Përpjekjet e stafit të 118 për ta rikthyer ishin të kota. Dyshohet se 47-vjeçari pësoi një atak në zemër nga sforcimi i tepruar. Hetimet janë në vazhdim./Botapress.info/

Related posts

LDK e fiton përfundimisht Dragashin

dardanianews

Ibrahimovicit s’i bëjnë përshtypje mijëra sharjet, vazhdon të mos e thotë asnjë fjalë për vdekjen e Mihajloviqit

dardanianews

Berisha: Rama dhe Thaçi janë argatë të Serbisë, kryen tradhti kombëtare

dardanianews