15.2 C
New York
April 19, 2025
DardaniaNews
FeaturedLajme

Trajkoviç në linjë me Kurtin, sulmon Thaçin: Këtu është një lider i votuar në detyrë nga parlamenti i vjetër

Është lajmëruar edhe politikania serbe Rado Trajkovic, për pak vëmendje ajo është inkuadruar në debatin e thellë mes presidentit Hashim Thaçi dhe emisarit të BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, shkruan Gazeta Metro.

Trajkovic ani pse nuk ka ndonjë rol në politikën kosovare, ka zgjedhur të kritikon qasjen e presidentit Thaçi karshi sllovakit dhe kundërshtarit të pavarësisë së Kosovës, Miroslav Lajcak.

Pasi Thaçi tha se nuk do të pranojë që të bashkohet në një proces negociatash të cilin do ta drejtonte sllovaku, Trajkovic po thotë se Lajcakun po e kundërshton një lider politik që është votuar nga një legjislaturë e vjetër dhe që partia e tij në zgjedhjet e fundit ka dalë e treta.

Madje Trajkovic duke shprehur qëndrimin radikal të saj dhe duke ngjallur nacionalizimin serb, ka akuzuar rëndë Thaçin se “është duke u përballur edhe me aktakuzë për krime lufte”.

“Këtu është një lider i votuar në detyrë nga parlamenti i vjetër, partia e të cilit u rendit në vendin e 3-të në zgjedhjet e fundit dhe i cili po përballet me një aktakuzë për krime lufte nga Dhomat e Specializuara të Kosovës”, ka shkruar Trajkovic.

Kujtojmë se Trajkovic njihet për qëndrimet kontroverse dhe akuzon hapur Listën Serbe për vrasjen e Oliver Ivanovcit në Veri të Kosovës

Related posts

Lajmi i fundit: Sulmohet sërish Policia e Kosovës në veri

dardanianews

Rusët sulmojnë vendlindjen e Zelenskyt

dardanianews

Motoçiklistët shpëtojnë nga vdekja, pasi ndiqen nga një tigër

dardanianews