Politikania serbe në Kosovë, Rada Trajkoviq tha se të arrestuarit e sotëm nga Policia e Kosovës në Shtërpcë ishin të përzgjedhurit e nënrkyetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq, i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo tha se Kosova ka filluar t’i ndjekë rëndë kriminelët pa dallim etnie, transmeton Gazeta Express.
“Pak para zgjedhjeve lokale në Kosovë, një numër i madh i ish-kryetarëve të komunave nuk kanë mundur të rikandidohen për shkak se akuzohen si kriminelë. Kjo na tregon se liderët e Listës Serbe me shumë gjasa janë vëzhguar për një kohë shumë të gjatë sa i përket dyshimeve për veprat penale që i kanë kryer nëpër institucione. Ajo që ndodhi në Shtërpcë, arrestimet, në fakt ishte ajo që prisnin qytetarët e vendit. Shumë projekte janë shfrytëzuar në interes të zyrtarëve të caktuar, tha për “Danas”, Rada Trajkoviq, kryetare e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova.
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës dhe nëntë zyrtarë të tjerë janë arrestuar për. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha tha se një pjesë e aksionit, me urdhër të Prokurorisë Themelore të Ferizajt, u krye në Prishtinë.
Sipas Rada Trajkoviqit, këto arrestime në fakt do t’i ndihmojnë më së shumti serbët që ta largojnë strukturën që keqpërdori para të mëdha dhe se Lista Serbe do të duhet të gjejë mënyra për të ndihmuar në këtë çështje, duke ndjekur penalisht njerëzit kriminelët.
“Arrestimet nuk kanë qenë rrezik sigurie sepse nuk ka pasur situatë të ndërhyrjes me forcë me armë të gjata. Së dyti, arrestimet janë multietnike. Këta janë njerëz që janë të mbrojtur në hierarkinë politike për një kohë të gjatë. Tani është një strukturë e re politike në Kosovë që dëshiron ta arrijë liberalizimin e vizave. Pra, kjo nuk është e drejtuar kundër serbëve, përveç rastit që dikush ka vlerësuar se vetëm ata serbë mund t’i mbrojnë interesat serbe. Shumë persona që janë të paraburgosur të atij grupi tani do të kenë mundësi që në zgjedhjet e ardhshme t’u lënë hapësirë njerëzve që do të punojnë në interes të qytetarëve”, thotë Rada Trajkoviq.
Siç vëren ajo, ky është një grup i kufizuar që kishte privilegje për para, media, e komunikim ekskluziv me Beogradin.
Duke komentuar sanksionet e SHBA-së ndaj Zvonko Veselinoviqit, Milan Radoiçiqit dhe grupit të tyre kriminal, si dhe lidhjeve të tyre me Listën Serbe në Kosovë, Trajkoviq theksoi se Serbia do të duhej t’i kishte larë hesapet me ta.
“Është e trishtueshme që Serbia nuk ka gjetur mënyrën për t’i larë hesapet me Milan Radoiçiqin dhe Zvonko Veselinoviqin. Ne e dimë që ata ishin në dosjet e BIA-s shumë kohë më parë. Megjithatë, që atëherë, ata janë bërë më të fortë. Ata punuan me qarqe të caktuara të Beogradit. Radoiçiq i zgjodhi ata kryetarë komunash. Këto janë të gjitha zgjedhjet e tij. Me të kanë bërë marrëveshje nga një pozicion brenda strukturave. Zvonko Veselinoviq tani është transferuar për ta marrë drejtimin e Vojvodinës. Administrata amerikane ka dashur të vërtetojë se këtu bëhet fjalë për krim dhe jo për politikë”, thekson Trajkoviq.
Ajo tha se Shtetet e Bashkuara treguan lidhjen mes lidershipit politik dhe institucional të Kosovës dhe lidershipit politik dhe të sigurisë së Serbisë dhe strukturave kriminogjene mafioze.
“Menjëherë pasi Ministria Amerikane e Financave publikoi atë raport, Shtetet e Bashkuara ndaluan financimin e projekteve që në fakt menaxhoheshin nga Radoiçiq. Kur një person ka 61 tenderë nga 61, mund ta imagjinoni se sa monopol është ajo punë. Të gjithë sipërmarrësit serbë duhej t’i mbyllnin kompanitë e tyre dhe nëse dikush guxonte të aplikonte, sulmohej fizikisht”, thotë Rada Trajkoviq.
Ajo i “Danas” se Kosova ka filluar t’i ndjekë rëndë kriminelët pa dallim etnie.
“Kjo nuk duhet dhe do të ketë pasoja për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Serbia duhet të ndihmojë në profilizimin e njerëzve të rinj në Kosovë, pasi tani është çelur hapësira e re për opsione të tjera. Askush nuk e pyet Aleksandër Vuçiqin nëse dëshiron ta bëjë këtë, mendoj se është e natyrshme që edhe Serbia nuk i pranon ata njerëz dhe ato lidhje me mafian. Serbia, qeveria duhet të mendojë seriozisht dhe t’i zgjidhë problemet që po ndodhin, por duhet të përgjigjet edhe opozita, kështu që Amerika nuk mund të na zgjidhë gjithçka. Pres që dikush serioz nga opozita të dalë dhe të thotë se gjërat do t’i ndryshojnë rrënjësisht”, përfundon Rada Trajkoviq.