16.9 C
New York
March 31, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Tre fëmijë në Nju Jork vdesin nga sëmundja e rrallë e lidhur me COVID-19

Tre fëmijë, mes të cilëve një pesë-vjeçar, kanë vdekur nga një sëmundje misterioze inflamatore e ngjashme me sindromën Kavasaki ose nga një atak toksik, tha sot guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo.

“Sëmundja ka marrë jetën e tre të rinjve nga Nju Jorku”, tha Cuomo gjatë konferencës së tij të përditshme në Manhattan. “Kjo është diçka e re”, tha ai, shkruan New York Times.

Ndërsa të shtunën, më shumë se 73 fëmijë në Nju Jork janë sëmurë nga sëmundja e rrallë, e cila ka disa ngjashmëri me sëmundjen Kawasaki dhe u identifikua publikisht për herë të parë në fillim të kësaj jave, transmeton Telegrafi.

Sëmundja është krahasuar shpesh me sindromën Kawasaki– çrregullimi i rrallë i sistemit imunitar që prek fëmijët nën pesë vjeç, duke shkaktuar simptoma të rënda ethesh apo virusi.

Shteti do të punojë me New York Genome Center dhe Rockefeller University për të përcaktuar se çfarë po shkakton sëmundjen, të cilën Guvernatori Cuomo e përshkroi të shtunën si “vërtet shqetësuese”. /Telegrafi/

 

Related posts

42 vite në arsim dhe një jetë me LDK-në – Hamdi Rraci kandidon për Asamblenë Komunale në Klinë

dardanianews

Rasti i “kufomave të alienëve” merr një kthesë tjetër, më shumë trupa gjenden në Peru

dardanianews

Reformat e deritashme në LDK lënë për të dëshiruar

dardanianews