15.3 C
New York
October 11, 2026
DardaniaNews
Kronika e zezëSport

Tronditet bota e futbollit, vdiq në aksident trafiku ylli i Liverpoolit, Diogo Jota

Futbolli në zi, çfarë tragjedie 🥲
⚫ Sipas prestigjiozes sportive “Marca”, ka humbur jetën në një aksident trafiku në provincën e Zamorës futbollisti i Liverpool-it, Diogo Jota.
😢 Aksidenti ndodhi në kilometrin 65 të A-52, në lartësinë e territorit të komunës Palacios de Sanabria.
👉 Futbollisti i Liverpool-it humbi jetën kur automjeti me të cilin po udhëtonte së bashku me vëllain e tij, André, 26 vjeç, gjithashtu futbollist profesionist, doli nga rruga duke shkaktuar një zjarr.

Sipas dëshmitarëve që njoftuan në numrin 112, makina u përfshi nga flakët, të cilat u përhapën edhe në bimësinë përreth.

Diogo Jota, 28 vjeç, mbërriti te Liverpool në vitin 2020 nga Wolverhampton për 44.7 milionë euro. Që atëherë ka luajtur 182 ndeshje me “Reds”, ku shënoi 65 gola dhe dha 26 asiste. Gjatë kësaj periudhe fitoi tre trofe: një Premier League (2024-25), një “FA Cup” (2021-22) dhe një Kupë Lige (2021-22).

Related posts

Super Xhaka me supergol ndaj Gladbachut

dardanianews

Transferimi i Zhegrovës tek Juventus, reagon Edi Rama

dardanianews

E dhimbshme: Ky është 35-vjeçari që vdiq tragjikisht në punëtorinë “Enisi” në Prishtinë

dardanianews