28.7 C
New York
July 27, 2025
DardaniaNews
Kronika e zezë

Tronditet Suhareka – Dhunohet një 15 vjeçare dhe i publikohet video

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person që dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një femër të mitur, shkruan Gazeta Insajderi.

Në raportin e policisë thuhet se i dyshuari e ka pranuar aktin dhe është duke u hetuar.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në Suharekë.

Njësiti i hetimeve gjatë një pune hetimore, nën dyshimin e kryerjes së veprës së lart-cekur, kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar. Gjatë intervistës i njëjti ka pranuar se ka kryes marrëdhënie me viktimën femër kosovare e mitur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje“, thuhet në njoftim.

Ndërsa Sinjali raportoi se i dyshuari është i moshës 35 vjeçare ndërsa viktima 15 vjeçe.

Sipas tyre, i dyshuari ka incizuar aktin dhe e ka publikuar pastaj videon.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunim’.

Related posts

Pamje të tmerrshme kur një burrë e rr*ah brutalisht një grua në Prizren – identifikohet i dyshuari

dardanianews

Raportohet se vëllai ia preu me drapër kokën motrës shtatzënë, ai dhe nëna bënë “selfie” me kokën

dardanianews

Dënohet me një vit burgim stomatologu nga Prishtina, keqpërdori seksualisht pacienten 15-vjeçare

dardanianews