August 12, 2026
DardaniaNews
Kronika e zezë

Tronditet Suhareka – Dhunohet një 15 vjeçare dhe i publikohet video

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person që dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një femër të mitur, shkruan Gazeta Insajderi.

Në raportin e policisë thuhet se i dyshuari e ka pranuar aktin dhe është duke u hetuar.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në Suharekë.

Njësiti i hetimeve gjatë një pune hetimore, nën dyshimin e kryerjes së veprës së lart-cekur, kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar. Gjatë intervistës i njëjti ka pranuar se ka kryes marrëdhënie me viktimën femër kosovare e mitur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje“, thuhet në njoftim.

Ndërsa Sinjali raportoi se i dyshuari është i moshës 35 vjeçare ndërsa viktima 15 vjeçe.

Sipas tyre, i dyshuari ka incizuar aktin dhe e ka publikuar pastaj videon.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunim’.

Related posts

Tragjedi në bregdet, burrë dhe grua humbin jetën në det – pas lënë dy fëmijë të mitur

dardanianews

E rëndë: Punëtorët e ujësjellësit përplasin 2-vjeçaren me veturë dhe e hedhin trupin në kanal!

dardanianews

I martuar dhe me dy fëmijë në Kosovë, zbulohet se kush ishte gruaja që ndodhej në Ferrarin e Dj shqiptar që humbi jetën tragjikisht

dardanianews