Marina Amerikane do të fillojë procesin e bllokimit të “çdo anijeje” që përpiqet të hyjë ose të dalë nga Ngushtica e Hormuzit, ka njoftuar presidenti amerikan, Donald Trump.“Kam udhëzuar marinën tonë të kërkojë dhe të ndalojë çdo anije në ujërat ndërkombëtare që i ka paguar taksa Iranit”, shkroi ai në Truth Social.Trump ndër tjera njoftoi se SHBA do të “fillojë shkatërrimin” e minave që Irani ka vendosur në ngushticë.
“Çdo iranian që qëllon drejt nesh, ose drejt anijeve paqësore, do të shkatërrohet në ferr”, vazhdoi ai.
Më poshtë gjeni postimin e plotë:Ja ku e keni, takimi shkoi mirë, u ra dakord për shumicën e pikave, por e vetmja pikë që kishte vërtet rëndësi, ARMA BËRTHAMORE, nuk ishte. Menjëherë në fuqi, Marina e Shteteve të Bashkuara, më e Mira në Botë, do të fillojë procesin e BLLOKIMIT të çdo anijeje që përpiqet të hyjë ose të dalë nga Ngushtica e Hormuzit.Në një moment, do të arrijmë në një pikë ku “TË GJITHË LEJOHEN TË HYJNË, TË GJITHË LEJOHEN TË DALIN”, por Irani nuk e ka lejuar këtë të ndodhë duke thënë thjesht, “Mund të ketë një minë atje diku”, që askush nuk e di përveç tyre. Udhëheqësit e vendeve, veçanërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk do të shantazhohen kurrë.

