14 C
New York
September 26, 2026
DardaniaNews
FeaturedShowbiz

Tuna e quan Patrisin “baba të papërgjegjshëm”? (FOTO)

Këngëtarja shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Tuna së fundmi ka bërë bujë me një postim në llogarinë e saj të Instagramit.

Tuna, emri i vërtetë i të cilës është Altuna Sejdi, ka ndarë me ndjekësit e saj një foto të njërit nga djemtë e vet që po merrte trajtim mjekësor, situatë që ajo e ka lidhur me “mungesën e prezencës së babait”.

“Një baba i papërgjegjshëm ngjitet maleve, përderisa fëmija i tij është i hospitalizuar”, ka shkruar Tuna në një imazh, ku shihet dora e djalit të tyre, dhe jo vetëm.

Tuna duket t’i ketë kushtuar edhe një thënie tjetër thumbuese baballarëve që nuk kujdesen për fëmijët e tyre.

“Çdo kush mund të ketë fëmijë dhe ta thërras veten e tij ‘prind’. Por, prind i vërtetë është dikush që e pozicionon të parin fëmijën, para kërkesave vetjake dhe dëshirave të tij”, thuhej në imazhin e postuar.

Ylli i hitit “Fenix” nuk e ka etiketuar Patris Berishën në postimet e saj, por ajo që dihet është fakti se Tuna, të dy fëmijët e saj i gëzon nga romanca me të.

A ishin këto postime pikante të dedikuara për Patrisin, ose jo – gjykojeni ju!

 

Related posts

“Këshilltare e Albin Kurtit”, Bledi Mane publikon foto në krahët e Shqipes

dardanianews

Nga oborri i ‘Big Brother’ këta persona po i tregojnë Xhenetës së Gjesti është në ‘BBVA’

dardanianews

Analisti politik komenton sondazhin i cili e nxjerr LVV-në të parën me 51%

dardanianews