8.6 C
New York
November 21, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

U përmend për ministër, djali i Fatmir Limajt tregon se a do të jetë pjesë e Qeverisë

Djali i Fatmir Limajt thotë se asnjëherë nuk është përmendur nga Nisma që të jetë pjesë e Qeverisë  dhe se nuk është pjesë e partisë. Sipas Durim Limajt, publikimi i emrit të tij nga mediat ka qenë qëllimkeq.

Dje është raportuar në media se Durim Limaj, djali i kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limajt, do të jetë pjesë e Qeverisë së Avdullah Hotit.

Durim Limaj ka thënë sot për Gazetën Express se emri i tij për pozitë në kabinetin qeveritar nuk është diskutuar asnjëherë në Nismë dhe thotë se lajmet për të kanë qenë tendecioze.

“Jo nuk është diskutuar asnjëherë një gjë e tillë. Lajmet që kanë qarkulluar këto ditë janë tendencioze dhe qëllime këqija”, ka thënë Limaj.

Janë përmendur edhe emra të tjerë për ministra nga Nisma, e Limaj thotë se nuk ka asnjë informatë nëse raportimet për të tjerët janë të sakta.

“Unë nuk jam as nuk kam qenë kurrë në asnjë strukturë udhëheqëse të NISMA. Këto kanë qenë diskutime që i bëjnë në kryesi dhe nuk kam asnjë informatë për këtë cështje”, tha ai.

Nisma ka reaguar dje duke thënë se akoma nuk kanë vendosur për emrat për ministra nga kjo parti.

“Nisma është në pritje të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese dhe vetëm pasi të publikohet vendim i plotë, Nisma do të vendos për përfaqësuesit e saj në qeveri”, shkruhej në reagimin e saj.

Ndërsa nga Lëvizja Vetëvendosje ka pasur kritika pas publikimit të emrave të mundshëm për ministra të Qeverisë së re.

Deputeti i LVV’së, Hajrullah Ceku, ka shkruar se është “degradim” të kalohet nga një ministër si Lumir Abdixhiku te Durim Limaj.

Nga Albin Kurti te Avdullah Hoti.Nga Lumir Abdixhiku te Durim Limaj.Nga Glauk Konjufca te Meliza Haradinaj. Ky është degradim i madh dhe prapakthim i rrezikshëm. Qytetarët nuk kanë votuar për këtë. Rruga e vetme janë zgjedhjet”, ka shkruar Çeku.

Nisma ka arritur koalicion  me LDK’në për t’u bërë pjesë e Qeverisë Hoti. Bashkë me ta, pjesë e koalicionit është edhe AAK’ja dhe minoritetet.

Seanca për votim të Qeverisë së re pritet të thirret pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese, e cila i dha të drejtë dekretit të Presidentit për mandatimin e Hotit për kryeministër. /Express/

 

Related posts

Sot jam me Sali Berishën

dardanianews

SKANDALOZE/Këshilltari i Kurtit akuzon UÇK-në, thotë se kanë vrarë 1000 civilë serbë

dardanianews

Rita Ora dhe nëna e saj pushtojnë titujt e mediave britanike: Nëna e një ylli që rikthehet në vijën e parë të frontit si mjeke

dardanianews