November 9, 2026
DardaniaNews
Lajme

Ukë Rugova në përkrahje të Presidentes Osmani: Është një Rugoviste, ka bërë punë të mirë 👇

Deputeti i zgjedhur Ukë Rugova është pyetur nga Gazeta Online Reporteri.net nëse familja e tij ka votë për Vjosa Osmani për ta rizgjedhur edhe një mandat presidente të Republikës të Kosovës.

Ai ka thënë se do të shohin kur të vije koha, ndërsa ka shtuar se Osmani është një Rugoviste dhe këtë nuk mund ta mohojnë.

“Do të shohim, të shohim tash si të vjen, të shohim kur të vjen koha”, ka thënë Rugova për Gazetën Online Reporteri.net.

I pyetur se a ka bërë punë të mirë presidetja Osmani, deputeti Rugova ka vlerësuar punën e presidentes.

“Besoj që gjithmonë ka bërë punë të mirë, presidentja Osmani është një Rugoviste siç e dijmë të gjithë, atë nuk mundemi me mohu, të shohim tash çka do të ndodhë ditëve në vijim”, ka thënë Rugova. /Reporteri.net/.

Related posts

Kosovarët: Do të jemi me 20 dhjetor në Tiranë kundër Presidentit Vuçiç

dardanianews

E pyetën njeriun që thuhet se ka IQ 210 nëse ekziston Zoti: Përgjigjja e tij ishte e prerë

dardanianews

Kushtrimi dhe Aurora ‘kapen’ duke u puthur ne nje klub nate

dardanianews