November 12, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme nga Bota

Ukraina “mbushet” me avionë luftarakë: Dikush i dha Kievit Mig29, nisen armatime të reja

Forcat e armatosura ukrainase kanë sot më shumë avionë luftarake nga sa kishin në fillim të prillit, deklaroi zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby.

Është e qartë se ata kanë me tepër avionë të operueshëm nga sa zotëronin përpara dy javësh, theksoi ai. Kjo është bërë e mundur pikërisht nga donacionet e avionëve dhe pjesëve të tyre.

“Unë thjesht do të thosha, po hyrë tek ajo se çfarë ofrojnë vendet e tjera, se ukrainasit se ata  kanë marrë aq platforma dhe pjesë shtesë sa të jenë në gjendje të rrisin madhësinë e flotës së vet”, shtoi ai. Nuk është e vështirë të merret me mend se kujt i referohej Kirby, thotë Forbes.

Qeveritë e Bullgarisë, Polonisë dhe Sllovakisë javë më parë të gjitha sinjalizuan të gjitha vullnetin e mirë për të dërguar në Ukrainë MiG-29, të cilat forcat vendase dinë t’i manovrojnë. Ndërkohë, një pjesë e ndihmës ushtarake amerikane prej 800 milionë dollarësh që miratoi Presidenti Joe Biden javën e kaluar, ka mbërritur tashmë në Ukrainë, e ajo do të pasohet nga fluturime të tjera me më shumë armatime.

Biden pati një telefonatë të martën me aleatët e Shteteve të Bashkuara për të diskutuar luftën në vazhdim. Administrata e tij tha se kishte shtuar dërgesat e armëve në Ukrainë, për të cilat Shtetet e Bashkuara sqaroi se po realizohen me “shpejtësi të paprecedentë”. Kancelari gjerman, Olaf Scholz sakaq, është nën presion për çështjen e armëve; ai dërgimin e armëve të rënda në Ukrainë nga NATO, por ato nuk do të vijnë drejtpërdrejt nga Gjermania dhe si nga opozita, ashtu dhe koalicioni qeverisës i kanë mbërritur kritika.

“Shumë pak, shumë vonë”, tha zëvendëskreu i grupit parlamentar të CDU JohanWadepfuhl. “Gjermania nuk furnizon edhe më tej armë të rënda, që do të thotë se e le Ukrainën në baltë”, ndaj duhet bërë më shumë, nënvizoi ai.

Related posts

Kërkesa të mëdha për të parë filmin, Luizi tregon si t’u bëhet zgjidhja biletave

dardanianews

Aktori kosovar godet politikanët: Unë po vdes prej COVID-it, e ju po paguani rrymën për serbët

dardanianews

Nga atentatet te vrasja e mistershme: 50 fakte për jetën e Azem Hajdarit

dardanianews