October 18, 2025
DardaniaNews
FeaturedLajme nga Bota

Ukraina: Trupat ruse kanë rezerva të municionit për tri ditë

Në përditësimin e fundit, Ministria ukrainase e Mbrojtjes ka thënë se forcat ruse kanë rezerva të municionit dhe ushqimit që “nuk zgjasin më shumë se tri ditë”.

Në deklaratën e saj është thënë edhe se:

Forcat ruse kanë furnizime të naftës për tri ditë, dhe më pas ata furnizohen me kamionë-cisternë. Ata nuk kanë qenë në gjendje të plotësojnë nevojat për mbledhje të trupave

Në 24 orët e fundit, forca ajrore ukrainase ka goditur nëntë shënjestra ruse – një aeroplan, gjashtë pajisje pa pilot dhe dy helikopterë.

Në Ohtirka, qytet i vogël në rajonin Sumi, 300 ushtarë rusë kanë refuzuar të luftojnë në Ukrainë dhe janë larguar nga zona e operacionit

Forcat ukrainase janë mbrojtur nga 13 sulme dhe kanë shkatërruar 14 tanke dhe sisteme tjera luftarake.

Related posts

Shpërthim i madh në Institutin Ushtarak Rus, dyshohet për viktima (VIDEO)

dardanianews

Drashkoviq: Prapa të gjitha zhvillimeve në Malin e Zi qëndron Rusia

dardanianews

Vuçiq: Vjosa Osmani s’donte kompromis, Biden do të na bëjë presion që ta njohim Kosovën

dardanianews