13 C
New York
April 19, 2025
DardaniaNews
FeaturedLajme nga Bota

Ushtarët e Ukrainës sulmojnë bazën ruse, shkatërrojnë 30 helikopter dhe qindra pajisje tjera ushtarake

Faqja ukrainse UkraineUA, raporton se mbrëmë forcat e këtij vendi kanë sulmuar një bazë ushtarake ruse në rajonin e Mykoliav, ku shkatërruan rreh 30 helikopterë, karburant për automjete, dhe qindra njësi dhe artileri tjera ushtarake

Vitali Kim kryetari i administratës në këtë rajon dha lajmin e sulmeve ukrainase. “Ukrainasit ndoqën kolonën ruse rreth rajonit. Ata u kapën. Nga pala ukrainase ka zero humbje, pushtuesit kanë shumë humbje”, tha ai.

Se Rusia ka “arsenal të madh armësh” nuk qëndron, e këtë më së miri e dëshmon lufta në Ukrainë, ku forcat ruse kanë pësuar humbje tejet të mëdha si në njerëz ashtu dhe në makineri luftarake.

Madje çdo tentim për ta marrë nën kontroll ndonjë qytet ukrainas, ka hasur në rezistencë të madhe nga ukrainasit që i janë kundërpërgjigjur me tërë forcën duke i detyruar të tërhiqen, dezertojnë apo dorëzohen, transmeton Telegrafi.

E edhe ato operacioni që i realizon po i rezultojnë të pasuksesshme, pasi një numër i madh i ushtarëve rusë janë vrarë nga ukrainasit, që nuk e kanë ndërmend të dorëzohen.

Sot është dita e nëntë e luftimeve të ashpra ndërmjet palëve, që kur Rusia filloi agresionin total ndaj Ukrainës.

Edhe me gjithë sanksionet dhe kritikat ndërkombëtare, Rusia nuk ka dhënë shenja se do të ndalojë invadimin e këtij vendi, siç thonë ata, “denazifikimin e Ukrainës nga liderët e saj fashistë”./Lajm.co

Related posts

Festë në familjen e Vjosa Osmanit, presidentja marton vëllanë, ja cili është vëllai i presidentes

dardanianews

Viva Fresh i dërgon punëtorët me zor në shtëpi, nuk ua jep as paratë e premtuara nga Qeveria

dardanianews

Takohet Skënder Hyseni dhe Dardan Molliqaj, ja për çfarë biseduan ata

dardanianews