21.1 C
New York
September 16, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme nga Bota

Ushtarët rusë vrasin ukrainasin para syve të të birit, rrëqeth video: Babi të lutem mos vdis

Video ku ushtarët rusë vrasin në mes të rrugës babanë e një vogëlushi ukrainas po bën xhiron e rrjetit. Pamjet janë rrëqethëse, me të birin që i lutet babit të mos vdesë.

“Babi të lutem mos vdis”, thotë vogëlushi me të qara, babai i të cilit u vra nga ushtria ruse

E gjithë ngjarja tragjike ndodhi në mes të rrugës, pasi viktima po lëvizte me makinë me të birin, kur një autokolonë ruse i bëri sinjal të ndalonte, shkruan Daily Mail.

“Dil dhe shtrihu”, ulëriti një zë! “Dëgjon? Dil direkt jashtë!”, i thonë ushtarët rusë burrit ukrainas.
Ai doli dhe ushtarët rusë e qëlluan për vdekje, ndërsa i biri ishte ulur në sendiljen e pasme të makinës, nga ku regjistroi videon me të qara me dënesë për të atin që po vdiste para syve të tij.

VIDEO KËTU

Related posts

Merkel nudo? -Dalin fotot që turpërojnë kancelaren gjermane!

dardanianews

Kohët e Covid, si do të bëhet plazhi në Shqipëri? Në diskutim ‘modeli italian’

dardanianews

Rusia bën kthesën e papritur ndaj Zelenskyyt

dardanianews