September 5, 2025
DardaniaNews
LajmeLajme nga Bota

Ushtria amerikane sulmon dhe shkatërron anijen venezueliane, Trump: Ishte plot drogë!

Ky është operacioni i parë i raportuar pas vendosjes së flotës ushtarake amerikane në rajon, në kuadër të strategjisë së administratës Trump për të shtuar presionin mbi kartelet e drogës.

Presidenti Donald Trump e konfirmoi ngjarjen nga Shtëpia e Bardhë, ku tha:

“Pak minuta më parë shkatërruam një anije që mbante drogë. Kishte një sasi të madhe lëndësh narkotike brenda. Ka edhe të tjera, sepse për shumë vite po vijnë tonelata droge në vendin tonë. Këto vinin nga Venezuela,” – tha Trump, duke shtuar se Pentagon-i do të japë së shpejti më shumë detaje.

Një zyrtar i mbrojtjes konfirmoi gjithashtu për median se bëhej fjalë për një “sulm preciz ndaj një anijeje të kontrolluar nga një organizatë të shpallur si narko-terroriste”, por nuk dha hollësi mbi mënyrën e ekzekutimit të goditjes apo për personat që ndodheshin në bord.

Nga ana e saj, Ministria e Komunikimit në Venezuelë nuk ka reaguar ende.

Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, shkroi në rrjetin social X se anija ishte nisur nga Venezuela dhe u godit në Karaibet jugore, duke e cilësuar ndërhyrjen si një “sulm vdekjeprurës”. Megjithatë, administrata Trump nuk ka konfirmuar nëse pati viktima.

Aktualisht, SHBA ka vendosur në rajon 7 anije luftarake dhe një nëndetëse bërthamore, me mbi 4,500 marinsa dhe marinarë. Forcat përfshijnë edhe mjete të fuqishme si USS San Antonio, USS Iwo Jima dhe USS Fort Lauderdale, të afta të mbajnë helikopterë apo të lëshojnë raketa “Tomahawk”.

Related posts

Kamishi përfshihet në përleshje fizike në ndeshje futbolli në Mitrovicë

dardanianews

Arabët i bashkohen thirrjeve shoviniste serbe – pozojnë me flamurin “nuk dorëzohemi”, ku harta e Kosovës ngjyroset me flamurin e Serbisë

dardanianews

Nuk tërhiqen serbët, ende po qëndrojnë në Jarinje

dardanianews