November 13, 2026
DardaniaNews
Uncategorized

Ushtria e Kosovës dhe e Izraelit do të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Ushtria e Kosovës dhe ajo e Izraelit pritet të nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi ashtu si dhe Ministritë respektive të Mbrojtjes. Lajmi u bë i fitur nga Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj në rrjetet sociale.

Mehaj shkroi: “Ishte nder i veçantë të takohem dhe bisedoj miqësisht me ish-kryeministrin e Izraelit, Shaul Mofaz, të cilin e falënderova dhe i shpreha mirënjohjen e lartë për kontributin e madh të tij në njohjen e Republikës së Kosovës nga Izraeli, si dhe për interesimin e tij të fuqishëm dhe shtetit izraelit për Republikën e Kosovës dhe perspektivën e saj.

Me ish-kryeministrit, respektivisht, ish-shef i shtabit të përgjithshëm të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit dhe ish-ministër i mbrojtjes së Izraelit gjeneral Mofaz, biseduam për çështjet me interes të përbashkët në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes si dhe u sigurova për angazhimin maksimal të tij që së shpejti të realizojmë marrëveshjen për bashkëpunim bilateral në mes të ministrive të mbrojtjes dhe ushtrive të dy vendeve,” përfundon mesazhin Ministri i Kosovës.

Image

Image

Related posts

Kurti paralajmëron rritje të re të shtesave për fëmijë, tregon sa pritet të bëhen

dardanianews

Ia ngacmuan gruan në plazh, Ekremi vret dy pushues (Emrat

dardanianews

Modelja e famshme kapet e zhveshur nga paparacit në ballkon

dardanianews