0.5 C
New York
March 28, 2026
DardaniaNews
Showbiz

Valbona Mhilli flet për kontaktin me Gjestin, pas rastit tragjik

Ish-banorja e Big Brother Vip Albania, Valbona Mhilli, së fundmi ka zhvilluar një sesion pyetje–përgjigjesh me ndjekësit e saj në Instagram, shkruan IndeksOnline.

Një ndjekës e pyeti nëse ka pasur kontakt me Gjestin, këngëtarin e njohur dhe fituesin e fundit të Big Brother Vip Albania.

Valbona u përgjigj shkurt, por me tone pozitive: “Po! Uroj që shumë shpejt të rikthehet tek të gjithë ju me projektet e tij.”

Përgjigja e saj vjen pas një periudhe të ndarë nga mediat, duke shtuar kureshtjen e fansave për gjenden emocionale të Gjestit.

Kujtojmë se muaj më parë pas një aksidenti tragjik në Pejë, vëllai i vetëm i Gjestit ndërroi jetë.

Që nga ajo kohë, artisti nuk ka bërë as edhe një paraqitje të vetme në rrjetet sociale.

Related posts

Avokati publikon videon: Vëzhguesi i ONM F. Ciardi kapet në intimitet me përkthyesen

dardanianews

Konjufca e fton në zyre aktorin që e imitoi në mënyrë perfekte, realizojnë një video së bashku

dardanianews

Foto virale, kush është mashkulli misterioz përkrah Dolces

dardanianews