November 10, 2026
DardaniaNews
Showbiz

Valbona Mhilli flet për kontaktin me Gjestin, pas rastit tragjik

Ish-banorja e Big Brother Vip Albania, Valbona Mhilli, së fundmi ka zhvilluar një sesion pyetje–përgjigjesh me ndjekësit e saj në Instagram, shkruan IndeksOnline.

Një ndjekës e pyeti nëse ka pasur kontakt me Gjestin, këngëtarin e njohur dhe fituesin e fundit të Big Brother Vip Albania.

Valbona u përgjigj shkurt, por me tone pozitive: “Po! Uroj që shumë shpejt të rikthehet tek të gjithë ju me projektet e tij.”

Përgjigja e saj vjen pas një periudhe të ndarë nga mediat, duke shtuar kureshtjen e fansave për gjenden emocionale të Gjestit.

Kujtojmë se muaj më parë pas një aksidenti tragjik në Pejë, vëllai i vetëm i Gjestit ndërroi jetë.

Që nga ajo kohë, artisti nuk ka bërë as edhe një paraqitje të vetme në rrjetet sociale.

Related posts

Verona befason me përgjigjen kur pyetet nese do futej në ‘Big Brother’

dardanianews

Neda i jep fund martesës 10 vjeçare

dardanianews

Edona James hap faqe në “OnlyFans”, tarifa që vendosi transgjinorja në platformën për të rritur ku publikohen foto +18

dardanianews