12.6 C
New York
October 17, 2025
DardaniaNews
FeaturedKronika e zezë

Vdekja e 3-vjeçarit, flet mjeku Roland Xhaxho: Prindërit firmosën për kryerjen e anestezisë, fëmija kishte infeksion

Mjeku anestezist Roland Xhaxho ka reaguar pas vdekjes së 3-vjeçarit, pak ditë pas një ndërhyrjeje dentare me anestezi totale. Ai thotë se ka kryer detyrën dhe se prindërit kanë firmosur për kryerjen e anestezisë, kjo pasi sipas tij djali kishte lindur me probleme në zemër, për të cilin, sipas Xhaxhos, është operuar rreth 2 vite më parë.

“Fëmija kreu në klinikë procedurat detare nën anestezi të përgjithshme ashtu siç ishim sqaruar me prindërit të cilët janë firmosur edhe konsensusin. Pse u zgjodh kjo mënyrë trajtimi? Sepse djali ka lindur me defekt në zemër për të cilin është operuar rreth 2 vite më parë. Rekomandimi kryesor në këto raste është evitimi i çdo vatre infeksioni te këta fëmijë sepse shkakton infeksione të dhëmbëve të cilat në mënyrë absolute duheshin kuruar brenda një seance në mënyrë që të evitohej përhapja e infeksioneve. Djali ka dalë nga klinika i zgjuar në krahët e babait të tij”, deklaron ai.

Kujtojmë se prindërit e vogëlushit kanë akuzuar mjekun, duke deklaruar se i është aplikuar dozë e lartë narkoze.

Related posts

Ronela Hajati kërcënon burrat të cilët po shfrenohen në komente: Do ju lë gruaja me sekonda

dardanianews

Hoxhë Drilon Gashi: Kurani nuk i dënon homoseksualët

dardanianews

U vra në sytë e gruas dhe fëmijëve, publikohen pamje të papara të Enver Malokut

dardanianews