14.8 C
New York
April 10, 2026
DardaniaNews
LajmeLajme nga BotaLajmi i fundit

Vdes Eliot Engel, mik i ngushtë i Kosovës

Ish-kongresmeni amerikan Eliot Engel ka ndërruar jetë, duke lënë pas një karrierë mbi tre dekada në politikën amerikane dhe një trashëgimi të konsiderueshme në çështjet e brendshme dhe ndërkombëtare.Lajmi është bërë i ditur nga media amerikane, e cila ka publikuar edhe fotografi dhe momente nga jeta dhe karriera e tij politike, transmeton IndeksOnline.Engel njihej si një prej figurave të rëndësishme të politikës në Nju Jork, ku përfaqësoi për shumë vite zonën e Bronxit në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së.Për ndarjen e tij nga jeta ka reaguar edhe kongresmeni Ritchie Torres, i cili e ka vlerësuar Engel si një “gjigant të politikës në Nju Jork” dhe një prej përfaqësuesve më të mëdhenj të Bronxit në Kongres.Torres theksoi se Engel shërbeu për më shumë se tri dekada me përkushtim të palëkundur, duke mbrojtur qytetarët e tij dhe demokracinë në mbarë botën. Ai shtoi se Engel ishte një zë i fortë për Kosova dhe komunitetin shqiptar në një kohë kur pak të tjerë e ngrinin këtë çështje, duke shprehur ngushëllime për familjen dhe të afërmit e tij./IndeksOnline/

Related posts

Vjedhje e votave me “trenin bullgar”/ Bekim Jashari ka këtë thirrje për Prokurorinë

dardanianews

Kjo komunë e Kosovës po ofron internet falas në qytet dhe deri tek fshatrat e thella

dardanianews

A e dini Kjo lutje është shërim për 99 sëm’undje:

dardanianews