21.5 C
New York
June 28, 2026
DardaniaNews
FeaturedKronika e zezë

Vdes miku i madh i Kosovës, senatori Bob Dole

Ish-senatori amerikan, Bob Dole, miku i madh i Kosovës, ka vdekur sot në mëngjes në moshën 98-vjeçare, gjatë kohës sa ishte në gjumë, transmeton Gazeta Express.

Vdekja e Dole u konfirmua nga Fondacioni Elizabeth Dole dhe familja e tij përmes një deklarate të dielën.

Dole u angazhua herët në politikën amerikane për Kosovën dhe luajti rol të rëndësishëm në procesin që çoi në krijimin e shtetit të pavarur. Për kontributin e tij, një bust i tij qëndron në kryeqytetin e Kosovës.

“Le të vazhdojmë ta nderojmë veprën e Senatorit Dole jo vetëm me këtë bust të mrekullueshëm, por duke punuar së bashku për ta ndërtuar një të ardhme paqeje, drejtësie, demokracie dhe prosperiteti për popullin e Kosovës dhe rajonit”, kishte thënë ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett në ceremoninë e zbulimit të bustit.

Senatori Bob Dole shërbeu për dekada të tëra në Kongres, ishte udhëheqësi republikan i Senatit, fitoi emërimin e partisë për zgjedhjet presidenciale të vitit 1996 dhe pas humbjes qëndroi aktiv në politikë për shumë vite të tjera.

Dole kishte shërbyer në Luftën e Dytë Botërore ku ishte plagosur rëndë në Itali.

Related posts

Lajm Shumë I Mirë! Ilaçi Ivermectin Shumë Efektiv Kundër Virusit Covid 19, Brenda 48 Orësh E Shëron 99.8% Pacientin

dardanianews

Ndahet nga jeta ish-bashkëshorti i Grida Dumës

dardanianews

Ish-aktivisti i VV’së: Albin ke organizuar protestë kundër pavarësisë, jemi plagosur e vrarë që t’i të jesh kryeministër

dardanianews