12.7 C
New York
October 20, 2026
DardaniaNews
Kronika e zezëShowbiz

Vdes në moshën 34-vjeçare ish e dashura e Justin Bieber

Modelja dhe influencuesja australiane Sahara Ray ka ndërruar jetë në moshën 34-vjeçare. Ajo ishte përfolur më parë për lidhje romantike me këngëtarin Justin Bieber dhe artistin australian Cody Simpson.

“U nda nga jeta mbrëmjen e kaluar, e rrethuar nga familjarët në spital. Ishte shumë e dashur”, deklaroi familja e saj për TMZ. Shkaku i vdekjes nuk është bërë ende i ditur.

Ray ishte e njohur në rrjetet sociale, ku ndiqej nga afro 900 mijë persona në Instagram. Ajo ishte gjithashtu themeluese e markës së rrobave të banjës Sahara Ray Swim.

Modelja la pas vajzën e saj, Snow, e lindur në janar të vitit 2026. Pas lindjes, ajo kishte ndarë me ndjekësit emocionet e të qenit nënë, duke e përshkruar vajzën si mrekullinë e saj dhe duke shprehur dashurinë e madhe për të, transmeton Klankosova.tv.

Sahara ishte vajza e sërfistit Tony Ray dhe e kaloi fëmijërinë mes Australisë, Kalifornisë dhe Havait. Ajo studioi në Institutin e Modës, Dizajnit dhe Tregtisë në Los Anxhelos.

Në vitin 2024, modelja kishte treguar publikisht për betejën e saj me sindromën Guillain-Barre, një çrregullim i rrallë neurologjik që mund të shkaktojë dobësi të rëndë muskulore dhe paralizë. Pas një aksidenti automobilistik, ajo kishte mbetur pjesërisht e paralizuar dhe kishte vështirësi të mëdha në ecje.

“Jeta ime ndryshoi në një çast”, kishte shkruar ajo në rrjetet sociale, duke përshkruar vështirësitë shëndetësore që po përjetonte.

Sahara Ray tërhoqi vëmendjen e mediave në vitin 2016, kur u fotografua duke u larë lakuriq në det në Havai me Justin Bieber. Ajo ishte përfolur gjithashtu për një lidhje me Cody Simpson.

Related posts

Ledri Vula: Më pëlqejnë këngët e Gjestit, por do ta refuzoja Jozin për bashkëpunim

dardanianews

Edi Kuçi: Sen s’osht Luizi çka osht Gjesti

dardanianews

“Gimbo s’ka pas ndonjëherë profesioniste në s*ks si unë” – habit Selina me deklaratën (VIDEO)

dardanianews