0.8 C
New York
December 29, 2025
DardaniaNews
FeaturedLajme

Vdes në moshën 88-vjeçe krijuesi i biskotave “Plazma”

Ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçe, krijuesi i biskotës së famshme “Plazma”, Petar Tutavac, krijuesi i biskotës së njohur “Plazma”.

Sipas mediave serbe, Tutavac, ishtei pari profesionist i biskotave në ish-Jugosllavi, ndërsa mes recetash më të suksesshme të tij ishte edhe biskota “Domaçica” e kompanisë së njohur kroate – “Krash”.

Gjithsesi, Petar Tutavac, kishte lindur në vitin 1934 në Silvno, afër Dubrovnikut në Kroaci, ndërkohë që në vitin 1949, pati aplikuar në një kurs biskotash në Zagreb, të cilin e kishte organizuar fabrika “Krash”, ku edhe u punësua menjëherë pas kryerjes së shërbimit ushtarak.

Krash ishte industria e vetme e ëmbëlsirave në atë kohë, dhe gjithçka tjetër që u shfaq më vonë erdhi prej saj”, pati thënë Petar Tutavaci.

Por, suksesi më i madh i tij ishte receta e biskotave “Plazma”, ani pse Tutavac, asnjëherë nuk kishte pantetuar asnjë nga produktet e tij.

“Ishin kohë të tjera, dija nuk fshihej por ndahej me të tjerët. Gjithçka që bëja, të gjitha recetat dhe produktet e mia, bëheshin nën emrin e teknologjisë Bambi”.

“Gjithmonë mendoja se e gjithë kjo i përkiste popullit, në mënyrë që forca shoqërore të forcohej. Ishin kohë kur në fuqi ishin disa rregulla dhe marrëdhënie të tjera mes njerëzve. Unë jam mirë kështu, jam një njeri i lumtur”, kishte thënë ai për “Slobodna Dalmacija”.

“Plazma” e Petar Tutavacit u zhvillua në Pozharevc të Serbisë. Në të njëjtin vend, Tutavac, themeloi fabrikën “Bambi”, që sot është në pronësi të “Coca Colas”.

Por, shumë para biskotës “Plazma”, italianët më 1902 kishin nisur të prodhonin biskotën “Plasmon”, e e cila në shije, është e ngjashme me “Plazmën” – për të njëjtën, Tutavac, kishte lidhur një marrëveshje.

“Ne ramë dakord që mund të prodhonim ‘Plazma’, por që nuk mund ta eksportonim në tregun italian dhe më pas kërkova që italianët të mos e eksportonin Plasmonin e tyre. Kjo ishte marrëveshja”, tha ai.

Biskotat “Plazma” janë të njohura edhe në Kosovë dhe marketet furnizohen rregullisht me këtë produkt, i cili është përqafuar nga shqiptarët, duke përfshirë të gjitha moshat /Albanianpost.com

Related posts

Krahasimi që Vladimir Putin u ka bërë dy rajoneve me Kosovën duke thënë dy rajonet e Ukrainës Donetsk dhe Luhansk janë njohur nga Rusia në bazë të precedentit të Kosovës, kanë shkaktuar neveri në Serbi. Sot tabloidet serbe por edhe mediat më “serioze” që i ka në dorë Vuçiq, kanë shpërthyer me ballina anti-Putin duke thënë se ai në këtë mënyrë po e njeh Kosovën. Një ditë pas deklaratës së Putinit për Kosovën si një precedent për njohjen nga Rusia të rajoneve të Ukrainës, të ashtuquajturat Republika Popullore e Donetskut (DNR) dhe Republika Popullore e Luhanskut (LNR), mediat serbe reaguan në mënyrë agresive ndaj fjalëve të tij. Siç mëson media serbe “Blic”, Vuçiq do të ketë një fjalim të premten ose të shtunën, ku do të merret me deklaratën e presidentit rus për njohjen e rajoneve të Ukrainës. Vuçiq pritet të flas edhe furnizimin me gaz rus për Serbinë, veçanërisht në kuadër të ndërprerjeve të furnizimit nga Bullgaria fqinje. Nga ana tjetër, faqet e para të gazetës serbe të së enjtes, veçanërisht ato të kontrolluara nga regjimi i Vuçiqit, tregojnë hapur tronditjen, nga ato që tha Putin. Tutje, Blic sjell një ballinë në të cilën vihet në pikëpyetje besnikëria e serbëve ndaj Putinit: “A i jemi betuar ne si komb shumë presidentit rus: Putini i ka harruar serbët dhe Kosovën për shkak të luftës”.

dardanianews

Gjermanët thonë se nuk ia shesin firmën Trumpit, nëse zhvillojnë vaksinën do ia japin tërë botës

dardanianews

Mesazhet e një takimi: Kështu do përfundonte lufta…

dardanianews