Mali, djali i këngëtares Violetë Kukaj mori vendimin e prerë për të mos takuar babanë e tij, me të cilin ka plot 7 vite që nuk ka asnjë komunikim.
Pavarësisht mundësisë për një përballje pas gati një dekade, Mali u shpreh se nuk ishte gati për këtë hap sonte, por duke premtuar se një ditë do të takohen pa praninë e kamerave.
Ky vendim, ka gjetur menjëherë përkrahjen e palëkundur të familjes së tij jashtë shtëpisë.
Nëna e tij, Violetë Kukaj, ka reaguar përmes rrjeteve sociale duke u shprehur krenare për vendimin e Malit.
‘Lum nana për ty, zoti të rujtë’, shkroi Violeta në postimin e saj.

Ajo ka publikuar një foto të Malit ku shihet me një kurorë mbi kokë, veprim i cili shihet si një mesazh i qartë se familja është në një vijë me vendimin e Malit për të mbajtur distancë nga i ati.

Duke refuzuar takimin publik, ai tregoi se respekti për veten dhe për historinë e tij 7-vjeçare peshon më shumë se audienca e momentit, një qëndrim ky që u vulos me mbështetjen publike të nënës dhe motrës së tij. /Prive By Liberta Spahiu

