Nga e premtja pritet shtim i vranësirave dhe herë pas here rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh. Rënia e temperaturave do të jetë më e theksuar në fundjavë, duke i dhënë fund të nxehtit rekord që ka përfshirë vendin prej muajsh.
Të shtunën dhe të dielën do të mbajë mot kryesisht i vranët, me reshje më intensive, duke sjellë ditë tipike vjeshtore.
Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme dhe herë pas here mund të jetë e fuqishme në fundjavë, me shpejtësi prej 15 deri 40 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 9 deri në 15°C, ndërsa ato maksimale nga 12 deri në 30°C. Vlerat më të larta pritet të mbeten deri të enjten, me ulje graduale, ndërsa rënia më e ndjeshme do të ndodhë nga e premtja e sidomos gjatë fundjavës. /MeteoKosova/