November 11, 2026
DardaniaNews
ShowbizSport

Vesa me këtë detaj konfirmon lidhjen me futbollistin e njohur

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Vesa Vllasaliu, ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit në rrjetet sociale, ku është treguar e hapur ndaj përgjigjeve të tyre.

Një nga pyetjet që tërhoqi më shumë vëmendje ishte: “A ke me shku me pa live Shqipëri-Serbi? Cili prej djemve kishe dashtë me dhanë gol?”. Vesa, ndonëse nuk përmendi emër, dha një përgjigje që ngriti dyshime për një lidhje romantike të mundshme.

“Po kysmet, njërin me numër 19, s’po ja di emrin”, ishte përgjigjja e saj, duke lënë të kuptohet se bëhej fjalë për futbollistin Mirlind Daku, i cili mban pikërisht këtë numër në fanellë.


Kjo deklaratë ka nxitur spekulime në rrjet, ku shumë ndjekës besojnë se ky është një detaj që lë të kuptohet për një romancë të mundshme mes Vesës dhe futbollistit. Kujtojmë se Vesa e ka mbajtur jetën e saj private larg vëmendjes së mediave, por ky koment i saj ka bërë që ndjekësit të lidhin emrin e saj me atë të sulmuesit të njohur të Kombëtares shqiptare.

 

 

Related posts

Boksieri shqiptar Bernardin Jakaj gjunjëzon serb Marko Nikoliq

dardanianews

Ledri Vula flet për marrëdhënien me Xhensila Myrtezajn: Kemi shumë kimi

dardanianews

‘Me gruan u ndava se më tradhtoi’ – Reagon për herë të parë babai i Sarës

dardanianews