8.7 C
New York
April 18, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Vetëvendosja merr 50.3% të votave, pas vendimit të fundit të PZAP

Vetëvendosja ka arritur në 50.3 përqind të votave, pas vendimit të PZAP-së për anulimin e votave të partive boshnjake në komunat me shumicë serbe, e po ashtu të votave të subjektit Romani Iniciativa në komunat me shumicë serbe, njofton “Bota sot”.

Sa i përket deputetëve, VV-ja do të ketë rritje, por se a do t’i ketë 61 deputetë, do të tregojë KQZ-ja.

PZAP ka marrë vendim që të anulojë në tërësi votat e partive boshnjake si dhe disa partive tjera minoritare.

Në total këtyre partive boshnjake i janë anuluar 4976 vota që janë zbritur nga regjistri final i zgjedhjeve.
E Romani Iniciativas i janë anuluar 837 fletëvotime në komunat si Leposaviq, Novobërdë, Ranillug, Kllokot e Partesh.

Në total janë anuluar 5813 fletëvotime nga numri total i 877.497 sa ishin llogaritur të vlefshme nga KQZ-ja.

Lëvizja Vetëvendosje ka mbledhur 438.334 vota, që para anulimit ishte me përqindje 49.95 për qind. Por me anulimin e votave, numri i përqindjes është rritur në 50.3%.

PDK-ja arrin në 17 për qind, LDK-ja në 12.73 për qind, e AAK-ja në 7.12 për qind.

Gjithashtu, zyrtari i VV-së, Arianit Beqiri, në një postim në Facebook ka shkruar se VV-ja po i merr 50.3%/Botasot

 

 

Related posts

Apel për ndihmë për shërimin e 16-vjeçarit, vuan nga kanceri i eshtrave

dardanianews

Skandaloze/ Tregtari i madh Ramiz Kelmendi nxit panik, blini ushqime për 90 ditë…

dardanianews

Borussia Dortmund dhe Real Madrid krenohen me të rinjtë më të vlefshëm – Sancho e Haaland kryesojnë listën

dardanianews