2.3 C
New York
March 29, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme nga Bota

Video/ Trupat ruse futen në territorin e Ukrainës

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka urdhëruar para pak çastesh ministrin rus të Mbrojtjes,”që të sigurojë paqe” në Donetsk dhe Luhansk.

Madje raportohet se ka filluar futja e trupave ruse në dy rajonet, që disa orë më parë edhe zyrtarisht Kremlini i njohu si shtete të pavarura.

Në momentet që Putin po shpjegonte arsyet se pse ka vendosur të nënshkruaj dekretin për njohjen e këtyre dy rajoneve separatiste në lindje të Ukrainës, një konvoj ushtarak – pra me autobusë dhe tanke janë shfaqur.

Kujtojmë që tashmë gjenden 200 mijë ushtarë rusë përgjatë vijës kufitare me Ukrainën, që prej muajsh janë në gjendje gatishmërie dhe sipas agjencive amerikane të inteligjencës, Putin mundet çdo çast të urdhërojë pushtimin e Ukrainës.

 

Related posts

Edhe Milaim Zeka merr kërcënime të frikshme, publikon emrat e kërcënuesve – përmend edhe Isa Mustafën

dardanianews

Ish-këshilltari i Putinit: Kjo gjë mund ta ndalojë luftën në Ukrainë

dardanianews

Ushtaraku nga Shqipëria zbulon lidhjet e Fadil Syleviqit me Rexhep Selimin: Tregon me emra personat që…

dardanianews