November 12, 2026
DardaniaNews
FeaturedSport

VIDEO/ Zhegrova fantastik, shënon golin e fitores kundër Fenerbahçes së Mourinhos në minutat e fundit

Futbollisti kosovar, Edon Zhegrova ka shënuar golin e fitores për ekipin e tij, Lille, në minutat e fundit të ndeshjes në përballje me Fenerbahçen e Jose Mourinhos.

Zhegrova shënoi në 90+1 për 2-1, për t’i dërguar me shpresë për në Turqi ku pritet të luhet ndeshja e ardhshme në kuadër të play-off’it të Ligës së Kampionëve, shkruan Insajderi.

Sulmuesi shënoi një gol të bukur jashtë 16-metërshit, ku la të shtangur portierin e Fenerbahçes.

Zhegrova ka filluar sezonin e ri me këmbë mbarë, ku shënoi golin e parë në paraqitjen e parë për fanellën e Lille. /Insajderi.org/

Related posts

Zëri Amerikës poston videon, si futet koronavirusi në mushkëritë e njeriut

dardanianews

Xhelal Sveçla i jep leje speciale Jabllanoviqit, i cili kishte ofenduar nënat gjakovare

dardanianews

Eskalon debati: Burri i Albulena Haxhiut ‘gozhdon’ Faik Fazliun, e quan ‘kurvar të kafeneve të natës’

dardanianews