9.8 C
New York
March 16, 2026
DardaniaNews
LajmeShowbiz

Viktima në Gjakovë është xhaxhai i ish-banores së Big Brother-it, Elijona Binakaj

Rasim Binakaj, 38-vjeçari i cili mbeti i vrarë nga arma e zjarrit, është xhaxhai i ish-finalistes së Big Brother VIP Kosova 4, Elijona Binakaj.

Lidhja e tyre është mësuar nga kërkimet në rrjetet sociale ku është parë që në vitin 2021, tashmë i ndjeri, kishte njoftuar për aksidentin tragjik në Kroaci, ku kishin mbetur të vdekura nëna dhe motra e Elijones.

Nga kërkimet është parë se i ndjeri ka fotografi dhe me babain e ish-banores.

Lajmin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili dha detaje për vrasjen që ndodhi në rrugën “Vëllezërit Frashëri”.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F784834240922599%2F&show_text=false&width=476&t=0

“Sot rreth orës 05:30, jemi njoftuar se në rrugën ‘Vëllezërit Frashëri’ në Gjakovë dy persona meshkuj, të moshës madhore, janë qëlluar me armë zjarri. Si pasojë e plagëve të marra, njëri prej tyre ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes (ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij). Personi tjetër ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për trajtim mjekësor“, ka bërë të ditur Elezaj.

Ndërkohë, si i dyshuar për vrasjen e tij po kërkohet Nexhdet Zymberaj, i cili është pronar i lokalit “My Place” në Gjakovë, ku edhe dyshohet se ndodhi përleshja.

Elezaj shtoi se i dyshuari ndodhet në kërkim nga Policia e Kosovës dhe se po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar prova materiale, përfshirë gëzhoja të armës dhe një mjet të mprehtë, ndërsa prokuroria e ka cilësuar rastin si “Vrasje e rëndë”./Insajderi

Related posts

Rina Balaj në Big Brother VIP Kosova? (VIDEO)

dardanianews

Nëna e Ledrit thyen heshtjen, flet për herë të parë për ndarjen e tij nga Sara

dardanianews

Ky është shqiptari që “vdes” për Serbinë, i akuzuar për krime lufte

dardanianews