15.3 C
New York
September 26, 2026
DardaniaNews
Showbiz

Nëna e Ledrit thyen heshtjen, flet për herë të parë për ndarjen e tij nga Sara

Ndarja e Ledri Vulës me Sara Hoxhën ka qenë shumë e bujshme dhe e komentuar në media.

E së fundmi marrëdhënien e tyre e ka komentuar edhe nëna e reperit, Xheraldina Vula.

Në një intervistë për Klan Kosova, ajo thekson se ka raporte shumë të mira me Sarën, pavarësisht ndarjes së tyre.

Megjithatë, Xheri thekson se prindërit nuk gëzohen për raste të tilla, por që vendimi i takon atyre.

“Asnjë prind nuk gëzohet kur i ndahet fëmija, ose kur ndahet një çift që ka qenë fantastik. Ne jemi befasuar, dy jemi ndjerë teper teper keq. Mirëpo nuk është as çifti i parë as i fundit”, u shpreh ajo.

Tutje theksoi: “Nuk kemi pasur qejf fare, po të rinjt nuk na pyesin. Unë me Sarën vazhdoj me pas të njëjtën marrëdhënie. Ndarja e tyre është ndarja e tyre. Nuk kemi asnjë antagonizëm me Sarën, Sara e bie vajzën, vjen e viziton gjyshen e Ledrit. Marrëdhëniet e tyre janë shumë korrekte, gjëra të tilla ndodhin”.

Related posts

‘Mshefe mirë’, Dianës i përmendet momenti viral në BBVK, ja si reagoi ajo

dardanianews

NËNA E BUTRINITIT ISHTE SHKAKU? JA PSE U NDA KIARA TITO NGA KËNGËTARI

dardanianews

Habit gazetarja shqiptare: Kam fjetur në një shtrat me shokun e ngushtë. Burri ka ndenjur 2 javë me Bleona Qeretin

dardanianews