January 28, 2026
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Vjen lajmi i shumëpritur për rikthimin e Gjestit

Pas një periudhe të vështirë dhe shkëputjeje nga skena për t’u qëndruar pranë familjarëve në momente të rënda, Gjesti është gati të rikthehet te publiku.

Në fund të dhjetorit, vetë këngëtari kishte njoftuar se planifikonte të kthehej me një projekt të ri në fund të janarit. Megjithatë, që nga ai moment, Gjesti nuk kishte bërë asnjë lëvizje apo njoftim tjetër në rrjetet sociale, duke i mbajtur fansat në pritje deri ditën e sotme.

Lajmin e shumëpritur e ka konfirmuar më në fund menaxheri i tij, Bonart Ajvazi. Përmes një bashkëbisedimi me ndjekësit në Instagram, i pyetur se kur do të publikohet kënga e re, ai u përgjigj: “Më shpejt se sa shpejt”, duke sinjalizuar se projekti është gati.

Gjatë gjithë kësaj kohe, fansat nuk i kanë kursyer mesazhet e mbështetjes, duke e pritur me padurim këtë projekt që pritet të jetë mjaft emocional dhe domethënës për karrierën e tij. /Prive By Liberta Spahiu

Related posts

Dua Lipa rrefuzon 10 milion Dollare per te marre pjese ne festivalin serb.

dardanianews

Doli videoja e tij duke uruar ekipin serb, flet kryetari i delegacionit të Shqipërisë

dardanianews

Rez Veleshnja thumbon keq Salsano Rrapin: Të spiunon, është si grua e keqe

dardanianews