Viti 2022 ka regjistruar një prej dimrave më të butë në historinë e vendit. Rreshjet e dëborës kanë qenë të pakta, dhe po ashtu temperaturat e larta duke thyer disa herë rekordin e temperaturave më të larta të regjistruara ndonjëherë.
Megjithatë tashmë kemi hyrë në ditët e para të Janarit dhe viti i ri mund të sjellë dimrin e ashpër dhe të munguar deri tani. Kjo sipas meteorologëve do të ndodhë për shkak të një fenomeni të pazakontë që po ndodh në Polin e Veriut.
“Stratëarming”, apo ngrohja e anormale që po ndodh në stratosferën e Polit të Veriut, pikërisht në rrethin arktik ka sjellë temperatura deri në 50 dhe 60 °C brenda pak ditësh. Kjo zonë midis Siberisë dhe Alaskës do të mbahet nën vëzhgim nga meteorologët dhe shkencëtarët gjatë ditëve të ardhshme.























































Kjo pritet të ndodhë në ditët e para të mesit të Janarit, dhe do të prekë mesin e Europës dhe të gjithë rajonin e Mesdheut.
Temperatura të ftohta me ngrica dhe reshje të shumta dëbore në këtë periudhë nuk janë të pazakonta për Europën. Vala e acarit dhe ngricave e kanë pushtuar më herët kontinentin e vjetër në 1929, 1956, 1991, 2012 dhe 2018, raporton “Il Meteo“.
































