30.6 C
New York
July 3, 2025
DardaniaNews
Kronika e zezëLajmi i fundit

Vritet një person në Malishevë

Një person është vrarë me armë zjarri në mëngjesin e sotëm në fshatin Banjë të Malishevës.

Lajmi për Express është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili tha se vdekja e viktimës është konstatuar në vendin e ngjarjes.

Sipas Elezajt, i dyshuari për vrasjen është dorëzuar në stacion policor.

“Rreth orës 07:15 është raportuar se në  fshatin Banjë-Malishevë, viktima mashkull  i moshës madhore është gjetur pa shenja jetë, dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri. Ekipi mjekësor i cili ka dalë në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e tij. Një person, po ashtu mashkull i moshës madhore, është dorëzuar në Stacionin Policor në Malishevë dhe nga hetimet e para dyshohet se i njëjti, për motive ende të panjohura, ka qëlluar viktimën me armë zjarri. Njësitet e nevojshme  policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar prokurori i shtetit në koordinim të cilin janë duke u ndërmarr veprimet e nevojshme hetimore”, tha Elezaj, për Express.

Related posts

Ky është autori i sulmit në Universitetin e Pragës – e kishte paralajmëruar ngjarjen në rrjetet sociale

dardanianews

Goditet nga rryma, ndërron jetë 22 vjeçari në Vushtrri

dardanianews

Digjet Qendra për Regjistrim të Automjeteve në Zubin Potok, sulmohet ajo në Zveçan, Sveçla: Akt me elemente terroriste

dardanianews