November 14, 2026
DardaniaNews
LajmeShowbiz

Alma Kaçi: Videon intime e bëra për të demaskuar Safet Gjicin

Alma Kaçi, gruaja e përfshirë në videoskandalin e Safet Gjicit ka treguar për herë të parë alibinë e saj lidhur me skenat intime në zyrën e ish-kryebashkiakut të Kukësit.

Kaçi tha se qëllimi i saj ishte për të diskretituar një titullar që abuzonte me detyrën, teksa shton se se tenderi i rahabilitimit të qenve ka qenë një sajesë.

“Motivimi ishte për të demaskuar një titullar, që qytetarët presin atje tek dera për të qarë hallin e tyre dhe ai abuzon me zyrën e shtetit”, shprehet Alma Kaçi.

Kaçi kërkon që të mos merren më me djalin e saj të mitur, por të bëjnë drejtësi. Sipas Almës, i gjendur në këtë situatë djali i saj nuk po jeton dot, duke qenë se po i përjeton të gjjitha paragjykimet, pavarësisht së është shkëputur nga rrjetet sociale.

Theksojmë se Alma Kaçi ndodhet për momentin në masën ‘arrest shtëpie’ të vendosur nga gjykata.

Related posts

Serwer i duartroket Hotit për punën e dialogut: Bravo !

dardanianews

SPAK hap dosje të re ndaj Artan Gaçit/ Në hetim edhe roli i Olta Xhaçkës, dalin transaksionet dhe telefonatat, akuza për pastrim parash

dardanianews

Kurti përplaset me Bërnabiq në Tiranë: Çfarë do të bësh, a dëshiron të na pushtosh?

dardanianews