21.7 C
New York
August 23, 2026
DardaniaNews
Lajmi i fundit

Vritet pronari i “Selo Tours” dhe plagoset baxhanaku i tij, në Novi Pazar

Sonte në Novi Pazar ka ndodhur një ngjarje e rëndë, ku persona të panjohur kanë vrarë pronarin e një agjensioni turistik në Prishtinë, dhe kanë plagosur një tjetër.

Indeksonline mëson se viktima është Selajdin Janjeva, pronari i agjensionit turistik “Selo Tours” nga Prishtina, ndërsa ka mbetur i plagosur baxhanaku i tij.

Pas të shtënave, vrasësi është në arrati ndërsa Policia është në kërkim të tij, shkruan Kurir, transmeton Indeksonline.

Rezultatet e para të hetimit tregojnë se një person gjuajti me armë dhe e plagosi një person në këmbë, dhe më pas një vrasës i paidentifikuar vrau Selajdin Janjevën.

Policia është në vendin e ngjarjes duke kryer hetimet, teksa edhe ambulanca shihet aty./Indeksonline/

 

Related posts

Vdes mjeku i njohur kosovar, Prof. Dr. Isuf Dedushaj

dardanianews

Lajmi i Fundit/ Kushtetuesja rrëzon Qeverinë, Veliaj rikthehet si kryetar Bashkie i Tiranës

dardanianews

E tmerrshme: I riu në Klinë kryen marrëdhënie seksuale me motrën 14-vjeçare, arrestohet

dardanianews