21.6 C
New York
June 2, 2025
DardaniaNews
FeaturedLajme

Vuçiq: Vjosa Osmani s’donte kompromis, Biden do të na bëjë presion që ta njohim Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një intervistë për portalin çek, “Parlamentní listy” ka thënë se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani s’është e interesuar për kompromis, transmeton Gazeta Express.

Vuçiq tha se Osmani në Samitin e Brdo-Brijunit të mbajtur në Slloveni ka folur për gjithçka tjetër, përpos kompromisit.

“Është e rëndësishme për ne që të zhvillojmë bisedime dhe ne jemi të interesuar në gjetjen e një zgjidhje kompromisi. Tani isha në Brdo afër Kranjit në Slloveni, në samitin e vendeve të Evropës Juglindore, ku takova Vjosa Osmanin, e cila shprehu interes për gjithçka, përveç për një zgjidhje kompromisi për Kosovën. Nëse qëllimi i tyre është të presin që dikush të bëjë presion ndaj Serbisë për ta njohur pavarësinë e Kosovës dhe për të bërë akuza për gjenocid ndaj Serbisë dhe nuk e di se çfarë tjetër, atëherë unë nuk jam një optimist. E gjithë kjo tregon se pala tjetër nuk është e interesuar për dialog. Nëse mund të arrijmë me sukses një zgjidhje kompromisi, unë nuk e di për momentin dhe nuk e shoh si optimiste. Shpresoj që një ditë të kemi sukses”, tha Vuçiq.

Presidenti i Serbisë tha se nuk pret ndryshime në qëndrimin ndaj Kosovës dhe Serbisë pas ardhjes së administratës së Presidentit amerikan Joe Biden.

“Amerika e ka njohur Kosovën dhe nuk dëshiron të heqë dorë në atë drejtim. Kuptohet që Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të bëjnë presion ndaj Serbisë, ose unë nuk duhet të flas për presion por për kërkesën për ta njohur pavarësinë e Kosovës. Por kjo është një kategori në politikën e jashtme amerikane që nuk po ndryshon dhe nuk pres ndonjë ndryshim ndaj nesh”, tha Vuçiq.

Related posts

Çka po ndodh mes Deas dhe Kristit, publikohet foto që ngjall dyshimet të forta

dardanianews

Të gjitha vendimet që mori sonte Gjermania lidhur me situatën e krijuar nga COVID-19

dardanianews

26 raste të reja me koronavirus në Kosovë

dardanianews