5.9 C
New York
March 29, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Vuçiq: Vjosa Osmani s’donte kompromis, Biden do të na bëjë presion që ta njohim Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një intervistë për portalin çek, “Parlamentní listy” ka thënë se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani s’është e interesuar për kompromis, transmeton Gazeta Express.

Vuçiq tha se Osmani në Samitin e Brdo-Brijunit të mbajtur në Slloveni ka folur për gjithçka tjetër, përpos kompromisit.

“Është e rëndësishme për ne që të zhvillojmë bisedime dhe ne jemi të interesuar në gjetjen e një zgjidhje kompromisi. Tani isha në Brdo afër Kranjit në Slloveni, në samitin e vendeve të Evropës Juglindore, ku takova Vjosa Osmanin, e cila shprehu interes për gjithçka, përveç për një zgjidhje kompromisi për Kosovën. Nëse qëllimi i tyre është të presin që dikush të bëjë presion ndaj Serbisë për ta njohur pavarësinë e Kosovës dhe për të bërë akuza për gjenocid ndaj Serbisë dhe nuk e di se çfarë tjetër, atëherë unë nuk jam një optimist. E gjithë kjo tregon se pala tjetër nuk është e interesuar për dialog. Nëse mund të arrijmë me sukses një zgjidhje kompromisi, unë nuk e di për momentin dhe nuk e shoh si optimiste. Shpresoj që një ditë të kemi sukses”, tha Vuçiq.

Presidenti i Serbisë tha se nuk pret ndryshime në qëndrimin ndaj Kosovës dhe Serbisë pas ardhjes së administratës së Presidentit amerikan Joe Biden.

“Amerika e ka njohur Kosovën dhe nuk dëshiron të heqë dorë në atë drejtim. Kuptohet që Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të bëjnë presion ndaj Serbisë, ose unë nuk duhet të flas për presion por për kërkesën për ta njohur pavarësinë e Kosovës. Por kjo është një kategori në politikën e jashtme amerikane që nuk po ndryshon dhe nuk pres ndonjë ndryshim ndaj nesh”, tha Vuçiq.

Related posts

Vazhdon përplasja për serialin ‘Çka ka shpija’, aktori Rafuna i përgjigjet këshilltarit të Albin Kurtit

dardanianews

Banorët i kthyen shpinën, por i gjithë publiku qenka me Luizin (Foto) kjo vërteton gjithçka

dardanianews

Ish-truproja e Rugovës tregon se si para 28 vjetësh një serb tentoi ta mbyste Presidentin Histotrik!

dardanianews