8.3 C
New York
March 30, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Walker bëhet Këshilltar i Thaçit

Ish-ambasadori William Walker, ka vendosur të bëhet Këshilltar i Hashim Thaçit. Kompania e Walkerit do të marrë 7 mijë euro për ta ndihmuar Presidentin.

Që nga muaji gusht, Zyra e Presidentit Hashim Thaçi ka lidhur kontratë me Fondacionin e ish-shefit të Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin William Walker për këshilla profesionale.

“Walker Foundation” që është themeluar nga William Walker dhe Hasan Shala në vitin 2017 ka nënshkruar një kontratë të majme me Hashim Thaçin për të dhënë këshilla.

7 mijë euro neto në muaj do të paguhet ky fondacion për konsulencat që do të ia jap presidentit Hashim Thaçi.

Plotë 35 mijë euro ka kushtuar kontrata për këshilla mes organizatës “Walker Foundation” dhe presidencës.

Kjo kontratë është nënshkruar në fillim të muajit gusht dhe do të jetë valide për 5 muajt e ardhshëm.

Kontrata mes Hashim Thaçit dhe William Walker, ka qenë kontratë e negociuar, që do të thotë se nuk ka pasur fare thirrje publike, por palët janë marrë vesh për nënshkrimin e saj.

“Kryerësi i shërbimeve, në cilësinë e të angazhuarit, me qëllim të zbatimit të kompetencave kushtetuese të presidentit, do të ofroj ekspertizë të avancuar, në çështjet që përfshijnë por nuk kufizohen, si në vijim: Përfaqësimi i Republikës së Kosovës brenda dhe jashtë, zgjerimin dhe forcimin e marrëdhënieve të Kosovës me shtete të tjera…”, janë disa prej detyrave që fondacioni i themeluar nga Walker ka për detyrë t’i kryej në shërbim të presidentin Thaçi.

 

Related posts

U shpall non-grata, por ky është fjalimi drithërues i Berishës – kështu e “goditi” rëndë “Kasapin e Ballkanit” në vitin 1999

dardanianews

Thirrje për vëllavrasje, ja me sa vite burg mund të dënohet Agim Bahtiri

dardanianews

Reformat e deritashme në LDK lënë për të dëshiruar

dardanianews