22.5 C
New York
June 21, 2021
DardaniaNews
Featured Lajme

U shpall non-grata, por ky është fjalimi drithërues i Berishës – kështu e “goditi” rëndë “Kasapin e Ballkanit” në vitin 1999

Ish-kryeministrit Sali Berisha dhe familjarëve të tij nuk do t’i lejohet pajisja me vizë për në Shtetet e Bashkuara, për shkak se ata janë përcaktuar nga DASH si persona që u ndalohet hyrja në vend.

Lajmi u konfirmua të mërkurën e kaluar nga Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, i cili përmes një postimi në Twitter tha se ky vendim u mor nga Uashingtoni zyrtar “për akte korruptive që cenojnë demokracinë në Shqipëri”.

Por, kush është në të vërtetë, Sali Berisha. Një video e rrallë po qarkullon në rrejtët sociale, ku shihet ish-kryeministri shqiptar teksa flet për Kosovën.

Image

Sali Berisha në vitin 1999.

Videoja është e vitit 1999-të, dhe takimi mes Berishës dhe refugjatëve nga Kosova, kishte ndodhur në qytetin e Korçës.

Aty Berisha para refugjatëve jep goditjen “Kasapit të Ballkanit”, Sllobodan Millosheviç, dhe bën thirrje se Kosovën duhet ta ruajmë, dhe mos t’i japim asnjë pëllëmbë tokë armikut.

“Në Kosovë po përcaktohet e ardhmja jonë. Po fitojë Kosova do fitojë kombi jonë. Po humbi Kosova, nuk ka të ardhme. Ju ftoj ta mbajmë të gjallë shpirtin për t’u kthyer në Kosovë sapo të krijohen kushtet, në mënyrë që mos t’i lëshojmë asnjë pëllëmbë tokë armikut”, thoshte Berisha në vitin 1999.

 

Related posts

Rita Ora dhe nëna e saj pushtojnë titujt e mediave britanike: Nëna e një ylli që rikthehet në vijën e parë të frontit si mjeke

dardanianews

Kryeministri Hoti kërkon të hyjë në rend të ditës tërheqja e 10% të Trustit

dardanianews

Kronavirus, ftohje apo grip? Ja si t’i dalloni simptomat që të kuptoni nëse jeni preku apo jo nga COVID-19

dardanianews