21.1 C
New York
May 13, 2026
DardaniaNews
Showbiz

Xheneta me paralajmërim ndaj Drilonit: Nuk e lë me kaq unë

Finalistja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu, ka reaguar sërish pas publikimit të bisedave me Drilonin, duke sqaruar arsyet pse vendosi t’i ndajë ato me ndjekësit e saj. Përmes një postimi në Instagram, ajo ka deklaruar se nuk do ta lërë me kaq dhe është e vendosur të ndjekë rrugën ligjore.

Sipas Xhenetës, videoja e publikuar ka për qëllim të zbulojë sjelljen e Drilonit dhe përpjekjet e tij për ta denigruar publikisht. Ajo thotë se kjo është një mënyrë për të treguar manipulimet dhe presionin psikologjik që pretendon se ka përjetuar.

Pas publikimit të këtyre bisedave, çështja është marrë në shqyrtim nga Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, e cila ka sqaruar se, sipas Kodit Penal të Kosovës, një veprim i tillë konsiderohet i

Megjithatë, Xheneta këmbëngul se Driloni ishte i vetëdijshëm për ekzistencën e videos dhe nuk ka kundërshtuar publikimin e saj. Ajo shton se përmbajtja që përfshin kërcënime, shantazhe dhe presion psikologjik do të dorëzohet si provë në gjykatë.

 

Në fund, ajo thekson se videoja do të fshihet vetëm për respekt të ligjit, por insiston se “e vërteta nuk fshihet dot”.

Related posts

Rajmonda Bulku tregon historine e rende: Si desh me futi vajza e Enverit ne burg, vetem se e pashe ne

dardanianews

Vullnet Krasniqi: Njoh shumë ‘gay’ që janë të martuar me gra

dardanianews

Familja konfirmon vdekjen e artistes së re kosovare, lajmi trondit shoqërinë

dardanianews