21.2 C
New York
May 13, 2026
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Xheneta shënjestron Oltën për standarde të dyfishta

Teksa Prime i Big Brother VIP Kosova po transmetohet live dhe diskutimet në studio janë të nxehta, një reagim i fortë ka ardhur nga jashtë shtëpisë.

Në qendër të debatit ishte gjuha e përdorur nga dy konkurrentet, Dolce dhe Bia, kundrejt Elijonës. Opinionistja Olta Gixhari, nga kolltuku i saj në studio, tentoi ta zbusë situatën duke arsyetuar vajzat me faktin se vijnë nga një kulturë tjetër dhe kanë barriera gjuhësore.
Por, ky koment ka nervozuar Xheneta Fetahun, e cila po e ndjek spektaklin nga shtëpia para Big Talk nesër.

Përmes një postimi të menjëhershëm në Instastory, Xheneta ka akuzuar Oltën dhe produksionin për standarde të dyfishta, duke bërë një krahasim të drejtpërdrejtë me situatat e vjetshme të Edit dhe Drilonit.

“Ofendimi mbetet ofendim, pa marrë parasysh kush e thotë. Vitin e kaluar u konsiderua tragjedi, ndërkohë që Edi dhe Driloni jetonin jashtë prapë u bë dramë për çdo fjalë,” shkruan Xheneta e revoltuar.

Ajo thekson se fakti që Dolce dhe Bia janë të huaja apo vijnë nga jashtë, nuk duhet t’i amnistojë, kur për djemtë shqiptarë që jetonin jashtë nuk pati të njëjtën tolerancë.

“Këtë vit quhet ‘okay’ vetëm pse ndodh te persona të tjerë. Ky është standard i dyfishtë,” përfundon reagimi i saj, duke hedhur një ‘thumb’ të fortë drejt studios ku debati po vazhdon. /Prive By Liberta Spahiu

Related posts

Adriana Matoshi thotë se Kosova është zhytur në m*t

dardanianews

Pas 5 vjetësh, moderatorja e njohur njofton largimin nga ky emision në “Top Channel”

dardanianews

Ana Rustemi zyrtarja më hot që e keni parë ndonjëherë

dardanianews