Pavarësisht ndarjes së bujshme, Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku treguan se dashuria për fëmijët mbetet mbi gjithçka. Me rastin e ditëlindjes së dytë të djalit të tyre, Amen, dyshja ka ndarë mesazhe prekëse që kanë emocionuar rrjetin.
“I vogli im, djali me superfuqi engjëllore i bën 2 vjeç. U rritsh me Zotin, biri im. Ai do të ta plotësojë shpirtin dhe do të të forcojë eshtrat. Me gjithë dashurinë e zemrës sime them Amen.”
Ndërsa Xhensila, me një dedikim që preku zemrat e fansave, e quajti të voglin e saj “shpëtimtar”:
Amen, ti bebe e bekuar që solle dritë në jetën time, solle forcë aty ku mendova se s’kishte asnjë, dhe më dhurove çdo ditë copëza parajse… Ti më shpëtove, Amen, më shpëtove jetën, my savior, shpëtimtari im.”
Të dua me një dashuri që as fjala s’mund ta përshkruajë, por që është më e fuqishme se çdo dritë, më e fortë se çdo dhimbje.”
Të dy prindërit publikuan video të veçanta me djalin, ku shihet dashuria dhe lidhja e fortë mes tyre, duke treguar se ndonëse nuk janë më bashkë si çift, mbeten të bashkuar si prindër.
👶 Ditëlindja e Amenit u kthye në një moment reflektimi, dashurie dhe uniteti — një shembull se dashuria prindërore nuk njeh ndarje.

