June 12, 2026
DardaniaNews
LajmeShkencë

“Xhensila Myrtezaj në lidhje me Ilir Metën?”

Gazetari nga Shqipëria, Gjergj Prenga, ka folur për ndarjet më të bujshme që kanë qenë atje në skenën e shoubizit.

Ai ka deklaruar se çiftet që janë përfolur më së shumti janë ndarja  Princ Lekës me Elia Zaharian, ndarja e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, ndarja e Xhensila Myrtezajit dhe Bes Kallakut.

“Në Shqipëri i kemi pasë disa divorce të ndryshme siç ka qenë edhe ndarja e Princ Lekës dhe Elia Zaharian, ishte një ndarje e dhunshme ku kemi parë edhe skena pra ku Elia ka ushtruar dhunë ndaj Princ Lekës. Më pas e kemi pas edhe divorcin mes Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, ndarjen e Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajit, e cila ka bërë shumë bujë në vendin tonë, po ashtu edhe ndarje e Luanës nga Krenari”.

“Pse kanë ndodhur këto divorce? Mund ta nisë nga ndarja e Princ Lekës, ku ai kishte nisur një romancë të re me një fotografe, e cila presupozohej të ishte fotografe e oborrit mbretëror, dhe Princ Leka ka qenë në lidhje paralele me zonjën në fjalë. Ndërsa, Meta dhe Kryemadhi bëhet me dije se janë ndarë për t’i shpëtuar drejtësisë, pasi këta të dy kishin siguruar të ardhura të paligjshme dhe nuk kishin si të justifikoheshin dhe gjetën këtë mënyrë që të ndahen në këtë mënyrë”.

“Pastaj e kemi ndarjen e Luanës dhe Krenarit prej të cilëve nuk kemi parë asnjë deklaratë, përpos postimeve që i kemi parë. Ndërsa, për ndarjen e Xhensilës dhe Besit, është aluduar se Xhensila ka pasë një lidhje jashtëmartesore me Ilir Metën, ku thuhet se ata kanë pasë një romancë midis njëri-tjetrit”, ka thënë Prenga.

Related posts

13-vjeçari shqiptar në Itali gjendet i vdekur në shtrat nga e motra

dardanianews

Ish-presidenti Ilir Meta njofton divorcin me Monika Kryemadhin

dardanianews

E thotë Haziri: Mund të befasoheni kur LDK-ja ta propozojë kandidatin për kryeministër

dardanianews