27.8 C
New York
July 26, 2025
DardaniaNews
Showbiz

Xhuli Nura zbulon të dashurin e saj të ri?

Modelja e njohur shqiptare, Juliana Nura, është zhvendosur në Tiranë këtë periudhë për angazhimin e saj në spektaklin “Dancing With The Stars”.

Ajo po tregohet mjaft aktive në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit imazhe nga jetesa e saj në Tiranë dhe provat për spektaklin e vallëzimit.

Ndonëse rrallë ka dhënë detaje nga jeta e saj private, një video e fundit e publikuar nga bukuroshja drenicase, ka ngjallur kuriozitet te fansat.

Bëhet fjalë për një video në veturë, ku Xhuli shihet në sediljen e përparme, ndërsa nga sedilja e pasme shfaq një burrë me një kaskë motorike në kokë.

“A doni të shihni të dashurin tim të ri?”, iu drejtohet ajo fansave në video, ndërsa shfaq trupin e djaloshit dhe i thotë më pas “Hej zemër”.

Megjithatë, identiteti i mashkullit mbetet i fshehur falë kasës motorike, gjersa ajo shkruan në mbishkrimin e videos në InstaStory: “Ja tregon Xhuli për herë të parë të dashurin e vet”.

Nuk dihet nëse kjo ka qenë vetëm një shaka e Xhulit për të argëtuar fansat, apo me të vërtetë dikush ka hyrë në zemrën e saj.

Related posts

U tha se nuk e përshëndetën në spektakël, prindërit e Gjestit flasin për herë të parë për Eglin

dardanianews

FOTO/ Gjesti i tha se nuk e pëlqente nishanin e saj, Egli Tako tenton ta heqi

dardanianews

Kejvina Kthella komenton hyrjen në Big Brother VIP Albania 2: Kam bërë gabimin më të madh të jetës time

dardanianews