Ish konkurrentja finaliste e edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, Juliana Nura, e njohur si Xhuli i është kundërpërgjigjur ‘diss-it’ të djeshëm të Stresit.
Duke folur për fitoren e BBVK, Stresi tha dje se Xhuli “s’e meritonte vendin e parë sepse ka paraqitur një histori të rreme”.
“Të gjithë e dimë se ai është një djalë që pi bari nëpër skutat e Tiranës. Askush nuk e do, nuk është këngëtar e s’ka as karrierë. Ka përdorur shëndetin e ish gruas së tij për lojë”, ka thënë Xhuli.
“M’i ka premtuar publikisht 30.000 euro pasi të dalim nga BBVK, nuk ka ndodh kjo. Ai është rrenc, gjithë i kam thënë ‘rrenc’”, ka shtuar ajo.