May 15, 2026
DardaniaNews
EkonomiLajmeLajme nga Bota

Rritet çmimi i naftës menjëherë pas sulmit të Izraelit drejt Iranit

Çmimet e naftës dhe arit janë rritur menjëherë pas sulmit izraelit drejt Iranit.

Investitorët kanë ndjekur nga afër reagimin e Izraelit ndaj sulmit të drejtpërdrejt me dron dhe raketa të Iranit javën e kaluar.

Që atëherë ka pasur shqetësime se një përkeqësim i konfliktit në Lindjen e Mesme mund të reduktojë furnizimet me naftë.

Bëhet e ditur se çmimet e naftës fillimisht u rritën për 3.5 për qind. Megjithatë, ato u ulën përsëri kur mediat iraniane raportuan se nuk ka dëme në qytetin Isfahan ku edhe raportohej për shpërthime nga hakmarrja izraelite në orët e mëngjesit të së premtes.

Ndryshe, rritjet e çmimeve të naftës rrezikojnë të nxisin edhe inflacionin, shkruan BBC, përcjell Telegrafi

Related posts

Rasti i “kufomave të alienëve” merr një kthesë tjetër, më shumë trupa gjenden në Peru

dardanianews

Ushtari i UÇK-së revoltohet me Rexhep Selimin: Nga sonte e djegi librezën, turp Rexhep Selimi

dardanianews

Gani Geci: Gjatë luftës hajnat e UÇK-së e arrestuan patriotin më të madh në Drenicë, pas lufte e gjuajtën me vra por… ja emrin

dardanianews