Disa orë më parë, presidenti amerikan foli nga Shtëpia e Bardhë, duke ndarë qëndrimet e tij mbi zhvillimet e fundit.Ja pikat kryesore të deklaratave:Trump u tha gazetarëve se SHBA-të “do të largohen nga Irani shumë shpejt” dhe se veprimi ushtarak amerikan mund të përfundojë brenda “dy ose tre javësh”.Ai deklaroi se SHBA-të kanë arritur qëllimet e vendosura përpara nisjes së sulmeve ajrore kundër Iran në fund të muajit të kaluar, në bashkëpunim me Izrael. Sipas tij, objektivi kryesor për kufizimin e aftësisë së Iranit për të pasur një armë bërthamore është përmbushur dhe tashmë SHBA-të janë në fazën e “përfundimit të punës”.Trump shtoi se SHBA-të dominojnë hapësirën ajrore iraniane dhe se është arritur edhe një ndryshim regjimi pas vrasjes së disa udhëheqësve të lartë politikë dhe ushtarakë. Ai i përshkroi drejtuesit e rinj në Teheran si “më pak të radikalizuar” dhe “më racionalë” krahasuar me paraardhësit e tyre.Presidenti amerikan u shpreh gjithashtu se udhëheqësit iranianë po “luten të bëjnë një marrëveshje” me SHBA-në për t’i dhënë fund luftës, pretendim që më herët është mohuar nga Irani.Ai theksoi se lufta mund të përfundojë edhe pa një marrëveshje të ndërmjetësuar mes palëve.Lidhur me ndikimin e konfliktit në çmimet e karburantit, Trump deklaroi se ato do të ulen sapo SHBA-të të përfundojnë veprimet ushtarake.

