August 10, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

“Unë s’du me hy n’burg”/ 3 familjarë të Hashim Thaçit punësohen në RTK, reagon Jeta Xharra

sh-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, po e ruan ndikimin e tij në Radio Televizionin e Kosovës, edhe pse gjendet në Hagë.

Raportohet se tre familjarë të tij, janë punësuar në RTK, djali, reja dhe vëllau i resë së Gani Thaçit, vëllai i Hashim Thaçit.

Për lajmin ka reaguar gazetarja Jeta Xharra. Ajo ka thënë se drejtori i RTK-së Ngadhnjim Kastrati, i kishte thënë asaj se nuk donte të shkonte në burg për punësime familjare. Por, sipas saj, Kastrati ka nënshkruar kontrata jashtëligjore për punëtorë që nuk i ka parë askush në punë, përcjell Bota sot.

“M’thojke drejtori i RTK-së Ngadhnjim Kastrati “Unë s’du me hi n’burg” e knej, rreth asaj kohe që m’ka thanë qeshtu, paska nënshkru kontrata jashtëligjore për “punëtorë” fiktiv që kurkush në RTK si ka pa n’punë! Hmmm”, ka shkruar Xharra në një postim në Facebook.

Leotrim Thaçi, djali i Gani Thaçit, është angazhuar me kontratë në RTK në janar të vitit 2021, në pozitën Menaxher i Njësisë për të Drejta Autoriale./BS

Related posts

Përplasja e ashpër, ja si Daut Haradinaj e “gozhdoi” Nasim Haradinajn e arrestuar nga Specialja: “Mashtrues ordiner, ec more dezertor”

dardanianews

Fantazia më e nxehtë e vitit 2025 ishte “punësimi”, ç’tregon raporti i faqes për të rritur

dardanianews

Nju Jork me kryebashkiak mysliman, Netanyahu thirrje URGJENTE: Hebrenjtë të …

dardanianews